Gjatë tre ditëve të kaluara Aleanca për Shqiptarët ka vazhduar turin e takimeve me mërgimtarët shqiptarë nëpër Europë. Këtë herë vazhduan takimet me bashkëatdhetarët në Zvicër, respektivisht në vendbanimet Amriswil, Cyrih dhe Bern, ku Aleanca është pritur nga qindra mërgimtar.

Gjatë takimit të Cyrihut, është vërrejtur edhe porosia që mërgimtarët dërguan drejt partisë shqiptare në pushtet BDI. “BDI jasht parlamentit”, shkruan në pankartën që bart një mërgimtar. Kjo ndoshta ka domethënien se me qëndrimin në parlament BDI i shërben vetëm kauzës së Nikolla Gruevskit dhe VMRO-së dhe jo kauzës shqiptare.