Në Ditën Ndërkombëtare të luftës kundër varfërisë, ministrja e Arsimit, Mila Carovska ka deklaruar se varfëria mund të luftohet me anë të garantimit të një arsimi cilësor. Ajo ka thënë se strategjia qeveritare synon që të sigurohet arsim cilësor dhe qasje të barabartë për të gjithë fëmijët

Drejtuesja e arsimit në vend i ka bërë këto deklarata sot gjatë një fjalimi me rastin e 17 Tetorit, Ditës Ndërkombëtare të Luftën Kundër Varfërisë. Ajo ka deklaruar se vazhdojnë angazhimin për të zhdukur varfërinë dhe për t’i përmirësuar kushtet për mësimin në vend.

“Mungesa e qasjes në arsim të mirë është e lidhur drejtpërdrejt me varfërinë. Prioriteti ynë kryesor është të sigurojmë qasje të barabartë në mësim për të gjithë fëmijët dhe ta përmirësojmë cilësinë e tërë procesit arsimor përmes sërë reformash. Me këtë drejtpërdrejtë do t`i përmirësojmë shanset për zhvillim, përfshirje në shoqërinë të çdo fëmije dhe punësimin e tij pas përfundimit të shkollimit”, ka thënë Carovska. /SHENJA/