Qyteti i Shkupi po fillon të ndjejë arromën e finales së Super Kupës së UEFA-s, e cila më 8 gusht në stadiumin “Filipi i Dytë”, do të sjell përballjen mes Mançester Junajtedit dhe Real Madridit. Çarshija e Vjetër do të jetë vendi, ku do të jenë të akomoduar fansat e Mançester Junajtedit, ndërsa ata të Real Madridit do të jenë në qendër të Shkupit. Prej mbrëmë Çarshija e Vjetër u stolis me flamujtë e “Djajve të Kuq”, të cilët do të kenë bazën e tyre në këtë pjesë të qytetit dhe do të mund të festojnë ose të përcjellin ndeshjen përmes videobimit, që do të vendoset në këtë pjesë të qytetit të Shkupit, në rast se nuk kanë siguruar biletën e Super Kupës së Evropës. Ndryshe në planin e Qyteti i Shkupit është paraparë edhe vendtakim special për të dyja grupet e tifozëve, prej ku do të drejtohen nga arena në ngjyrat e klubit të preferuar. Tifozët e Real Madridit do të takohen në sheshin “Filipi i Dytë”, ndërsa fansat e Mançester Junajted në platonë para shtëpisë përkujtimore “Nënë Tereza”./Alsat-M/