Ilija Jovanovski është drejtor i ri i Spitalit të përgjithshëm në Prilep, Nake Gogov i Spitalit të përgjithshëm në Strumicë, ndërsa Ismail Vahiti në Spitalin special për sëmundje të mushkërive të bardha në Lezhkë. Viktor Kamnar është udhëheqës i ri i Ortopedisë në Klinikën universitare për traumatologji, ortopedi, anestezion dhe reanimacion, mjekim intensiv dhe Qendra urgjente (KOARMIQK).

Këtë sot në konferencë shtypi e kumtoi ministri i Shëndetësisë Arben Taravari.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Taravari tha se emërimi i drejtorëve të rinj nuk shkon ngadalë. “Më mirë është që të gjejmë zgjidhje të mira se sa të shpejtojmë dhe të jenë zgjidhje të cilat do të refuzohen nga kolektivi dhe nga pacientët”, deklaroi Taravari.

Theksoi se deri tani nuk ka kurrfarë mosmarrëveshje dhe se po diskutohet hapur për të gjithë emrat e propozuar për klinikat.

“Po përpiqemi sipas informatave të cilat i marrim edhe nga të punësuarit nëpër klinika ta gjejmë zgjidhjen më të mirë. Nuk them se çdoherë do të jenë zgjidhje më të mira, mund të ketë edhe shumë më të mira, por do të përpiqemi dhe do të japim çdo gjë nga vetja që të japim vendime optimale”, tha Taravari.

Ministri i Shëndetësisë potencoi se është shumë e rëndësishme që drejtorët e rinj të pranohen nga institucionet shëndetësore ku punojnë. Përkatësia politike, siç tha, është punë intime, private dhe mund mund të përzihemi, ndërsa përgjithësisht shohim njerëz të cilët vlejnë.

“Kemi drejtorë shumë të rinj, të cilët janë cilësor në të gjithë klinikat dhe shpresoj se së shpejti do të kemi vendime”, tha Taravari.

Në pyetjen e gazetarëve për mungesë të reagjensëve në Institutin për shëndet publik-Shkup, Taravari tha se minusi me reagjensët në këtë institucion shëndetësor është me vite dhe se këtu duhet të intervenojë Qeveria që të zgjidhen borxhet.

“Bëhet fjalë për institucion shumë të rëndësishëm e cila duhet të kryejë më shumë analiza se sa që bën tani. Mendoj se ky institucion është i margjinalizuar në shëndetësinë e Maqedonisë dhe meriton më shumë se sa kjo gjendje që është”, tha Taravari.