cavkov nuhiu

Ministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov në një takim me gazetarë tha se është i kënaqur me punën e zëvendësit të tij Agim Nuhiu dhe se koordinimi me të funksionon për mrekulli. Derisa Ministri i MPB-së Çavkov u ndal para kamerave dhe demostroi superioritetin e tij ndaj zavendës ministri shqiptar, nga ana tjetër, Nuhiu vetëmse u fotografua dhe iku nga gazetarët që të mos ballfaqohet me pyetjet e gazetarëve dhe shefin e tij.

Gazetarët pyetën Ministrin se a kanë qëndrime kontradiktore ai me zavendësin shqiptar, ndërsa Çavkov u përgjigj: Sa i përket këtij rasti, Nuhiu asnjëherë nuk ka thënë se pjesëtarët e policisë janë duke i maltretuar të akuzuarit e rastit të Kumanovës.

“Është një keq kuptim ose keq interpretim nga ana juaj zëvendës ministri im nuk ka thënë se ka maltretim të kapur në këtë rast gjyqësorë dhe unë mendoj se nuk është korekte që të vazhdoni me kësi spekulime”, tha Mitko Çavkov. E vërteta për vrasjen e Mirsad Ndrecajt, para apo pas arrestimit Çavkov na sugjeroi që ta mësojnë nga përfundimi i këtij procesi. “E vërtete a do të del në procedurë gjyqësore, në procedurë kontradiktore gjyqësore, ku pala mbrojtëse dhe prokuroria do ti kryqëzojnë dëshmitë e tyre dhe njëra dhe tjetra, kështu do të prisni që procesi gjyqësorë të tregojë të vërtetën”, u shpreh Mirko Çavkov- ministër i MPB-së.

©fol.mk