”Paratë nesër, sot është sadaka (shpërblim)”. Me këto fjalë, shoferi i minibusit Abdulmexhidi nga Mahaçkala në Rusi, i mirëpret udhëtarët e tij të premteve, kur i japin atij para për transport. Në një video për Radio Evropa e Lirë, përcjell Fol, ai thotë se e bën këtë nga dashuria për Zotin e tij, të cilin ai beson se e ka ndihmuar shumë herë, kështu që ai vendosi të bëjë diçka të mirë për njerëzit.

Përndryshe, sipas besimit islam, “sadaka” do të thotë mëshirë. Pikërisht për veprën e tij të mirë, qytetarët vendosën ta shpërblejnë duke mbledhur para për t’ia mundësuar shkuarjen në një haxh (pelegrinazh) në Mekë.

Për artikullin e plotë, ju mund t’i referoheni videos në vijim. /Fol/