Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, deklaroi se në mbledhjet e ardhshme do të shqyrtohet kërkesa e pronarëve të lokaleve që puna të vijojë deri në 23:00.

Filipçe bëri me dije se më 21 janar do të komunikohet edhe vendimi që do të merret pas mbledhjes me autoritetet.

“Kufizimi i orarit të punës, që u shtua muajin e kaluar, thamë se do të vlejë deri më 21 janar, kur praktikisht përfundojnë edhe festat fetare dhe me automatizëm lokalet kthehen në orarin e punës deri në ora 21:00. Ne do ta shqyrtojmë
kërkesën nëse do të vazhdohet edhe për dy orë”, tha Filipçe.