Agjencioni për barna publikisht të deklaroj  nëse insulina në Maqedoni është e sigurtë ose nga Shoqata për Diabetin e Fëmijëve do të kërkojnë  përgjegjësi morale dhe penale.Dyshohet në lidhje me cilësinë e  insulinës nga e cila varen 40,000 njerëz në Maqedoni.

Të kontrrollohet se cfarë insuline përdoret nga diabetikët në Maqedoni, ku është blerë, ku ruhet, si transportohet,kush e kontrrollon -kërkojnë nga Shoqata për Diabetin e Fëmijëve .

Në një reagim me shkrim ndaj mediave, ata thonë se dyshojnë në cilësinë e terapisë, prej të cilës  40.000 qytetarë janë të varur, duke përfshirë 450 fëmijë.

Publikisht pyesim  Agjencisë për barna në qoftë se mund  të gararantojnë sigurinë e insulinës e cila shpërndahet në vend .Nga shoqata thonë  se Maqedonia nuk ka asnjë  laboratore për analiz të substancës aktive.

Shoqata për Diabetin e Fëmijëve kërkon që MALMED të njoftojë publikisht atë që  gjetën inspektorët në kontrollën e jashtëzakonshme të insulinës.

– Çdo lloj “argumentimi” i vonuar, relativizues dhe i ngjashëm do të jetë më shumë se një përgjigje e qartë, pas së cilës do të kërkojmë përgjegjësi të saktë morale dhe penale. Sepse këtu në këtë segment vërtetë ka të bëjë me jetën! shkruan  Shoqata për Diabetin e Fëmijëve në Maqedoni – Bilanci MK.

Nga kjo shoqatë theksojnë se kontrrollet e jashtëzakonshme të inspektimit  kanë çuar që gjysmë muaji të mos ketë insulinë në barnatore./fol.mk