Mijëra struganë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa kanë vërshuar aeroportin e Ohrit për t’i dhënë mbështetjen më masovike ndaj figurës rezistente të çështjes kombëtare Ziadin Selës, njofton Fol.

Qytetarë të shumtë struganë me nijetin e pastër kanë ardhur për ta mbështetur sa më masovikisht Ziadin Selën për komunën e Strugës, që ndryshimet të mos ndalen aty ku nisen, por me ritme të shpejta të vazhdohen për të mirën e Strugës dhe gjithë struganëve.

Ardhja masovike në mbështetje të Ziadin Selës nga SHBA dhe Evropa për Strugën është një rezultat për t’i thënë ‘JO’ politikës destruktive të Ramiz Merkos dhe bashkëpunëtorëve të tij maqedonas, duke mos arritur që birin e tyre dhe liderin e Strugës ta mbajnë gjallë politikisht dhe drejtues i komunës së Strugës.

Ziadin Sela është simbol i politikës shqiptare në Maqedoni, dhe se përkrahja e tij nga të gjitha anët vërshojnë për Strugën që Struga është dhe do të jetë me Ziadin Selën. /Fol/