Parku i qytetit të Kumanovës është ndër vendet e vetme ku banorët mund të shkojnë për tu relaksuar ,argëtuar apo për të bërë sport.Mirëpo ky park ende nuk i ka kushtet e nevojshme për tu shfrytëzuar nga ana e qytetarëve.Edhe pse tani pak para zgjedhjeve u bë pastrimi dhe mbjellja e disa fidaneve ende mbetet fotografi e një parku pa kushte.  Në qoftë se shkojmë në park mund te shohim:shtratin e lumit të parregulluar,munges të karrigeve ,shportave për hedhurinat ,rrugë të parregulluara dhe me gropa si dhe shumë mangësi tjera të cilat e bëjnë parkun jo funksional.

NP’’Kumanova parking’’ në krye me drejtori Fadil Shabani ishin ndër të vetmit që realizuan premtimin për parkun e qyteti me vendosjen e  poçeve elektrike.

Portali fol.mk arriti të kontaktoj drejtorin Shabani i cili deklaroi se :

Është bërë instalimi i paisjeve elektrike për ndriçimin e tërësishëm të parkut të Kumanovës, me çka qytetarët mund ta shfrytëzojnë këtë ambient dhe në orët e natës .Ky është një ndër  investimet që ka qenë i paraparë  në programin e punës së NP’’Kumanova Parking’’ të miratuar nga keshilli komunal i Kumanovës.Pas përfundimit të këtij projekti në vazhdimsi kemi projektin e rradhës për ndriçimin e rrugëve të qytetit.
Nën kompetencat e kësaj ndërrmarje bie vetëm ndrçimi ndërkaq për punët  tjera në park është kompentet komuna dhe ndërrmarjet tjera.

Në 30 Mars të vitit 2015 për TV Festa  këshilltari i BDI-së  z.Ridvan Hasani tha se parku i qytetit është premtuar nga BDI në fushatë si një ndër projektet më të mëdha  dhe se është filluar me punë.Ky park ishte paraparë të përfundohet deri në vitin 2016.

Vlen të theksohet këndi i lojrave i cili u bë nga nje mërgimtar anonim,por JO NGA BDI.

https://www.youtube.com/watch?v=VfhAZS5CB-4(Intervista në TV FESTA)

Asnjëher planet zhvillimore nuk mund të realizohen 100% por zakonisht arrihet deri 50-60% gjithçka varet nga financat e komunës. Punët që janë bërë në park janë: ndriçimi,mbjellja e fidaneve ndërkaq ka mbetur të rregullohet pjesa e stazave,vendosja e karrigeve dhe kontenjerëve dhe rrethojës. Është e vërtetë që duhej të perfundonte në vitin 2016 mirëpo punimet ngecën për shkak punës së shtratit të lumit.-deklaroi këshilltari Ridvan Hasani nga BDI për portalin fol.mk.

Ndërkaq banorët e qytetit të Kumanovës nuk janë të kënaqur nga gjendja e parkut dhe premtimeve që nuk u realizuan nga partia në pushtet.

Parku i qytetit të Kumanovës në afërsi të stadiumit është largë kushtëve elementare për funksionimin e një parku dhe për plotësimin e kushtëve dhe përmbushjën e nevojave të qytetarëve. Nevoja për ndryshime është e madhe dhe kërkon ndryshime rrënjësore që nga rregullimi i shtartit të lumit, nevoja për më shumë ulëse, mirëmbajtja e gjelbërimit, rruga për rrethë dhe kështu me rradhë. Premtime për rregullimin e këtij parku kemi ndëgjuar por realizime dhe ndryshimet nuk i kemi parë, veçanërisht dy vitet e fundit kishte një ngrirje të aktivitetëve të komunës së Kumanovës ku nuk realizuan asgjë nga premtimet e tyre parazgjedhore dhe mendoj se kjo ishte si burim i krizes politike që u formua në nivelin qëndror nga “revolucioni laraman” dhe “bombat” e Zaevit.Qyteti jonë si një ndër qytetet më të ndotura në Maqedoni sigurisht që ka nevojë jo që të rregullohet ky park por edhe të shtohen fushat e gjëlbrimit edhe në zonat tjera dhe të ndërtohen parqe të reja, respektivisht në “Lagjën e Trimave” ku banojnë rreth 20.000 banorë –deklaroi Zenel Miftari banorë i qytetit të Kumanovës.

Parku i qytetit të Kumanovës për fat të keq edhe pse ka pasur disa intervenime në të, që gjoja se pushteti lokal është “angazhuar” për hapësirat e gjelbërta, gjendja faktike është jo e mirë. Jam rritur në një lagje afër parkut të qytetit, në anën tjetër të një “kufiri trekëndësh”, ku qartë vërehen investimet dhe mosinvestimet nëpër lagjet e qytetit.
Në përgjithësi ky pushtet lokal i udhëhequr nga LSDM-BDI ka punuar pak për kumanovarët.
Mл shumë se qesharake  është tragjike  intervenimi që i është bërë  parkut. Ju mjafton një shëtitje rreth e qark Kumanovës dhe do të shihni realisht ku është punuar dhe sa është punuar, në të gjitha sferat.
Është neveritës poashtu arsyetimi i komunarëve që nuk kanë as dijen e as vullnetin për përmirësimin e jetës së qytetarëve, që tani gjejnë arsye nga  të ndryshmet për ‘larë’ duart nga kjo katrahurë që ka kapur Kumanovën. Është  interesante se si shumë kohë më parë shtrati i lumit të qytetit është rregulluar për të ndërtuar shëtitoren ‘Kej’ dmth në ndërtim të një hapësire të gjelbërt rregullohet shtrati lumit, ndërsa parku i qytetit u la në mëshirën e fatit pa shtrat të rregulluar të lumit . Kjo do të arrihet me një politikbërje ndryshe nga kjo që kemi,  vetëdije të lartë qytetare si dhe pjesëmarrje aktive në bërjen e politikave ,e që fatkeqësisht këto që i kemi në nivelin lokal ngjasojnë me gjithcka tjetër, vetëm se në politikbërje jo-tha Kastriot Osmani nga Kumanova.

Ky park u vizitua nga disa mediume në vitin 2017 atëher kur premtimi duhej realizuar  mirëpo nuk ngelën të kënaqur me pamjet që transmetuan.

https://www.youtube.com/watch?v=bBt-6iQ24YQ(TV 21)

https://youtu.be/MHWfKaCreHs?t=275(Gazeta Lajm)