Ylli i popit, Rita Ora duket se ka bërë një transformim në imazhin e saj. Ajo u shfaq me një pamje të çuditshme të shtunën, në festën e përvitshme të Grammy Awards.
Këngëtarja shqiptare doli në tapetin e kuq me një kostum të zi, me grim të rëndë në sy dhe me flokë të lëshuara.
Të gjithë i kishin sytë të 33-vjeçarja, e cila gati nuk njihej. Ajo që i ka bërë përshtypje të gjithëve është fytyra e saj. Sic duket, grimi i rëndë që ka përdorur Rita për këtë event i ka bërë ndjekësit të dyshojnë se ajo ka bërë ndonjë operacion plastik.