Qenan Aliu

Po ndalem shkurtimisht mbi çështjen që veç më tani është e etabluar publikisht në masë të madhe. Është rasti i UJIT mbi fsh. SINIÇAN komuna e BOGOVINËS.
Thënë të drejtën deklarata e mbrëmshme e PROKURORES nga Prokuroria Themelore në Tetovë Lejla KADRIU ka tronditur opoinion publik. Kjo tronditje ka të bëjë se kjo prokurore u shpreh publikisht para mediave se kryeministri teknik O. Spasovski protestuesit e fsh.Siniçan dhe përfaqësuesit e komunës në fjalë së bashku me ate si prokurore i ka cilsësuar gjat bisedës telefonike si kriminel. Kjo në shikim të parë duket tronditëse madje edhe trishtuese. Jo vetëm se kjo prokurore thuaja se është e vetmja që po bën një denoncim të tillë, dhe se si është e mundur një kryeministër të sillet apriori në atë mënyrë. Ky reagim nga të dy palët sikur po detronizon sitemin e drejtësisë në vend edhe ashtë të hallakatur.. Pra kryeministri ,,ndërhynë,,në punët e prokurorisë e prokurorja denoncon publikisht këtë ndërhyrje.
Rrugëtimi i karrierës së prokurores në plotëni i është e njohur opinionit në Tetovë dhe më gjërë, por ajo që të bënë kureshtar tani për tani në shikim të parë, ta veçosh veprimin publik të saj. Por kjo është çështje që do të duhet trajtuar pas një kohe të shkurtër.
Por çfarë pune ka POLICIA në një rast të tillë ?
Nuk jam në dijeni se për çfarë kontesti mund të bëhet fjalë në mes banorëve të fsh. Urviç dhe fsh. Siniçan të të njëjtës komunë.Por kontestet eventuale zgjidhen për mes organeve tjera kompetente. Si do që të jetë POLICIA nuk ka fare kompetencë për një çështje të tillë.
Nëse Kryetari komunës zbaton Vendimin e Këshillit të Komunës së Bogovinës për realizimin e një proekti së pari ad hoc për furnizimin me ujë të pijshëm për banorët e fsh Siniçan në kohë pandemie (për shkak se siç thuhet burimi i paktë aktual nuk plotëson as kriteriumet minimale mjekësore për tu përdorur madje nga organi kompetentet është i NDALUAR për përdorim reptësisht), atëherë POLICIA sipas LIGJI PËR POLICINË dhe në përputhje me kompetencat ligjiore mund të asistojë vetëm nëse ate e kërkon pushteti lokal si investitor madje edhe nga ndonjë palë e tjetër eventualisht, por ekskluzivisht për të asistuar eventualisht në ruajtje të rendit publik e jo për të NDALUAR PUNIMET:
Ju lutemi, VETQEVERISJA LOKALE është një nga VLERAT themelore të rendit kushtetuese e garantuar me kushtetutë, ndërkaq punën e vetqeverisjes lokale e MBYKQIR digasteri i fushës përkatëse e në këtë rast Ministria për Transport dhe lidheje dhe inspektoriatet në kuadër të saj.
Në rastin konkret POLICIA nuk zbaton kërkesë apo AKTIN e ndonjë organi nga digasteri në fjalë për të penguar punimet, madje as të PROKURORISË, bile për kundrazi POLICIA nuk zbaton urdhërin e prokurores për tërheqje nga vendi i zhvillimit të punimeve,. Pra e gjithë kjo ndodhi edhe publikisht.
Është INDIKATIVE se çfarë mund të fshihet pas këti UJI mbi fsh Siniçan, mbetet që të shohim.