Shkencëtarët kanë konstatuar që kanakarët tanë të mençur dinë saktësisht kur duhet të përdorin të ashtuquajturin “shikim qeni”, me të cilin zbusin edhe zemrat më të ngurta.

Ata kanë zbuluar që qenët bëjnë shumë lëvizje të fytyrës kur njeriu u kushton kujdes. Veç tjerash, me siguri edhe vetë keni vërejtur që qeni juaj ngre vetullat, hap sytë apo ul kokën kur e shikoni.

Qeni mund të reagojë me mimika të ndryshme edhe ndaj njerëzve, edhe ndaj qenve.

Shkencëtarët e Universitetit të Portsmuthit, të cilët studiojnë marrëdhënien midis njeriut dhe qenit, sugjerojnë që qentë mund të dallojnë fjalët dhe toni e bisedës së njeriut.

Hulumtimi i publikuar në revistën Scientific Reports ka përfshirë xhirimin e lëvizjeve të fytyrës te 24 qenë në situata të ndryshme.

Xhirimet janë përpunuat me metoda të posaçme në mënyrë që të përcaktohen të gjitha ndryshimet që ndodhin në fytyrat e tyre.

Rezultatet zbulojnë që qenët kanë pasur mimika më të shprehura kur njeriu ka qenë i kthyer në drejtim të tyre, sesa kur ka qenë i kthyer në anën tjetër. Kur u është ofruar ushqimi, kanë pasur më pak ekspresione sesa në kontaktin direkt me njeriun.

Përfundimi i hulumtimit është që qentë ndryshojnë shprehjen e fytyrës dhe kështu na shfaqin ndjenjat dhe dëshirat e tyre që të komunikojnë me ne.

Herën tjetër kushtoni kujdes kanakarit tuaj, provoni të zgjidhni enigmën që po jua thotë shprehja e fytyrës së tij.