Shoqata Ekologjike e Maqedonisë në bashkëpunim me Fondacionin e Bullgarisë për biodiverzitet, sot dhe nesër organizon rutë me biçikleta në Osogovë, përcjell Fol.

Organizatorët në fund të turës me biçikleta paralajmërojnë mbajtjen e forumit ndërkufitar me temë ‘Potenciali natyror dhe turizmi i qëndrueshëm në Osogovë’ më 30-të të këtij muaji.

Ngjarja organizohet në kuadër të projektit ‘Përkrahje të të ardhmes së qëndrueshme për njerëzit dhe natyrën në Malet e Osogovës’ që e zbaton SHEM me përkrahje financiare nga DBU, Shoqëria zoologjike e Frankfurtit dhe Fondacioni Euronature. /Fol/