Çfarë parashikoi Qenan Aliu për Ivanovin…?!

Në një shkrim të datës 03 Mars 2016, analisti politik Z.Qenan Aliu, ka folur pikërisht për këtë veprim që sot presidenti Ivanov e ka bërë ditur për opinionin e gjërë. Siç duket parashikimet e Aliut kanë dalur të vërteta.

Në vazhdim po ju rikujtojmë se çka shkroi Qenan Aliu për Ivanovin:

 

Shkruan: Qenan Aliu

“Patatja e nxehtë në duart e Presidentit Ivanov..!”

Kohabitimi skandaloz në mes gjykatave , prokurorisë speciale dhe asaj të përgjithëshme si dhe të institucioneve tjera shtetërore drejtësinë do vonojë aq shumë sa që ajo edhe kur do të delë në dritë do të jetë drejtësi e zbehtë. Të gjitha këto opstrukcione janë nën regjinë e pushtetit kriminal. Pra duke pasur parasyshë se institucionet e shtetit dhe gjykatat janë të kapura, epilogu mundë të prejudikuhet shumë lehtësishtë.

Poqese Gjykata Kushetuese përfundimisht vendos që të abrogojë ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për falje, me të cilën do ti mundësohet presidentit të shtetit të mundë të bëjë ABOLIM për çfarë do lloj vepre penale, atëherë patatja e nxehtë do të arijë së shpejti në duart e presidentit Ivanov. Presidenti poashtu i kapur,do të abolojë funksionarët e Vmro-Dpmne-së qysh në fazat e para të proceseve gjyqësore. Kjo mundë të ndodhë për disa para mbajtjes së zgjedhjeve për disa pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare.
Në këtë strategji mirë të koordinuar nga establishmenti kriminal i pushtetit ka të ngjarë që të abolohet edhe lideri i opozitës Zoran Zaev për rastin ,,Puç,, , sepse për një veprim të tillë presidenti nuk është i obliguar që të merë pëlqim nga dikush. Madje në këtë vazhdë gjoja për të ekuilibruar tensionet në aspektin ndëretnik do të abolojë edhe funksionarë të Bdi-së të cilët mundë eventualishtë të ndjeken apo dënohen për vepra penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare.

Nuk ka dilema se ndonjë nga peshqit e vegjël edhe do të mbetet pa abolim , por interesi i kastës kriminale politike është që të mbrohen peshqit e mëdhenjë.Poqese ndodhë ky prejudikim, atëherë për partinë shqiptare në pushtet Bdi-në do të shtrohen disa pyetje lidhur me legjimitetin e preisdenti të vendit se ai atëherë a është për ata president legjitim apo edhe më tutje do të mbetet jolegjitim dhe jokonsensual. Dhe përfundimisht kjo patate e nxehtë akoma është në duart e Gjykatës Kushtetuese po që se kalon më tutje siç theksuam më lartë, atëherë nuk do të ketë të dënuar për të gjitha këto krime politike, juridike dhe ekonomike të këtijë pushteti një dekash.Andaj të gjitha këto tentime do ti mbeten të kaluarës, historisë politike të këtijë vendi dhe si një farsë e cila vetëm stresoi dhe dhunoi psigjikisht qytetarët e këtijë vendi.

Nëse ky epilog ndodhë përfundimisht,ajo që duhet atëherë të vendoset është çështja se a ka kuptim ky shett edhe të egzistojë.

Nëse strategjitë dhe interesat e faktorit ndërkombëtarë janë që të egzistojë atëherë nuk do të mundet që të ndodhë një epilog i prejudikuar i sipër përmendur, por faktori ndërkombëtarë do të etablojë me të gjitha mekanizmat funksionimin e demokracisë dhe sundimin e së drejtës në këtë vend.

 

Shkrimi është shkruar enkas për Fol.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Fol.mk dhe autori, sipas marëveshjes ndërmjet tyre.