Edhe pas kërcënimeve të shumta nga ana e shtabit zgjedhorë të BDI-së dega Kërçovë për pjesmarrje të obligueshme me sms privat, rinia kërçovare sot i’a ktheu shpinën liderit të BDI-së, njëherë edhe bashkëvendasit Ali Ahmetit. Në bazë të fotove dhe videove të dërguara enkas për portalin tonë mund të shohim që numri i pjesmarresve, përfshirë këtu edhe ato të moshës mbi 45 vjeçare, ishte afërsisht 70 “rinista”. Edhe pse nisja ishte caktuar nga res. Arabella në ora 13:30, në bazë të fotove mund të shohim që në atë orë kishte gjithsej 40 “rinista” përfshirë këtu edhe nëpunësit e administratës komunale. Ajo që bie në sy është fakti që për dallim nga vitet e tjera që organizimi bëheshte me autobusa modern këtë herë transporti u bë me MINIBUSA që kryesisht i nxen afërsisht 35-40 vende. Bërë në llogari, nga Kërçova u nisën gjithsej 3 minibusa të GJYSËM MBUSHUR (dëshmi me foto dhe video) ndërsa 2 AUTOBUSA u larguan të zbrazët nga vendi. Nga e gjitha kjo mund të konkludojmë që rinia kërçovare e vendosur më shumë se kurrë që ndryshimin e këtij pushteti ta fillojë pikërisht nga vendlindja e “komandantit” të BDI-së. Tash ngelet të analizohen arsyet e dështimit të këtij organizimi, duke marrë parasysh edhe faktin që një pjesë bukur e mirë e rinisë kërçovare javë më parë u rreshtuan krah partisë së Ziadin Selës. Në videon dhe fotot e mëposhtme mund të shihni qartë se në vendet e zbrazëta ishte i vendosur flamuri partiak i BDI-së si dhe ai kombëtar për të mbuluar vendet e lira.

14872679_10207815521801583_1995886370_n 14874874_10207815521601578_416768150_n 14874937_10207815521481575_313476527_n 14875089_10207815521881585_159816278_n 14886095_10207815521761582_1470281687_n 14886174_10207815521681580_1464307543_n