Analisti politik Qenan Aliu nëpërmjet një postimi në fejsbuk komenton tubimin e Forumit Rinor të BDI_së sot në Çair në organizim të Shtabit Zgjedhor të kësaj partie, duke thënë se: “Rinia vërtetë është uragan , por është uragan i ndryshimeve. Ajo kurë mçartet shkulë edhe lisat në oborin e vetë”. 

Ja edhe postimi i plotë i z.Aliu”

Rinia vërtetë është uragan , por është uragan i ndryshimeve. Ajo kurë mçartet shkulë edhe lisat në oborin e vetë.

Madje , sot në palestrën ,,Sh T,, në Çair, si duket ka ndodhur një INOVACION biologjik statistikorë, për faktin se kanë ndryshuar indeksin për të përcaktuar se cili person mund të llogaritet I RI apo që i takon RINISË qoftë edhe Forumit Rinorë të Bdi-së.

A mundet personat 50 vjeçar ti takojnë forumit rinorë , a mundet autobusa të mbushur me mesoburra ti takojnë forumit rinorë etj etj. ?

Andaj është politikisht deplasuese kur gjithmonë me narativën stereotipe , ata që duhet të jenë e kaluara e erët, tju thonë mesoburrave se ju jeni ardhmëria jonë !

Madje , thonë se për nga natyra gjërat e vogla mund të bëhen të mëdhaja e ata të mëdhajat për nga natyra ka të ngjarë të zvogëlohen, të dobësohen apo të zhbëhen ! Prandaj disa të vogla mund të bëjnë një TAKAT të madhë.

img_20161030_202731

© fol.mk