Chelsea është mbret i Londrës. Në fakt, Blues ia dolën ta mposhtin Arsenalin në udhëtim me rezultat 1:0, në derbin e kryeqytetit anglez

Golin e ekipit të Guus Hiddink e realizoi Diego Costa në minutën e 23-të. Por, Arsenali ishte i hendikepuar pasi luajti me një lojtar më pak nga minuta e 18-të, kur me të kuq u përjashtua qendërmbrojtësi Per Mertesacker.

https://www.youtube.com/watch?v=UP07zV6b7lA&feature=player_embedded#t=0