Opinionisti dhe analisti njohur Dame Chkatroski në një prononcim për Zhurnal thekson se është shumë e vështirë të vërtetohet se kush i lëshon audio xhirimet dhe e keqja është se bien poshtë dhe lëshojnë bisedat private që nuk duhet të publikohen, më së miri është që të ketë dënime ligjore për ato që i publikojnë dhe prokuroria speciale të meret më shumë me këto raste.

Ai mes tjerave tregon se këto xhirime përvec Zaevit i ka edhe prokuroria speciale si dhe VMRO-ja e cila mund të ketë akoma më shumë se sa që paramendohet.

”Shumë pak nëse bëhet kujdes do shihni se këto audio materiale nuk kanë asnjë implikim ndaj VMRO-së, e saktësisht janë të drejtuara ndaj të revoltuarës Ermira Mehmeti e derisa në anën tjetër Musa Xhaferi tashmë politikisht është i spikatur me aferën Telekom. Disa mundohen me mish e me shpirt që këto materiale në kanale sekrete të shkojnë deri tek media të caktuara. Flitet për takime të shpeshta në carshinë e vjetër tashmë 2-3 javë nga ana e gazetarëve në kanale jo bash të pastra dhe të errëta të lidhura me policinë e nëntokës. Mendoj se këto audio materiale janë lëshuar në eter nga ana e policisë si kontra bomba të Zaevit me një lloj eksploziviteti të drejtë. Si operacion është me një logjikë klasike komuniste nga recetat e vjetër serbe. Shërbejnë për të vendosur një barazi me bombat e Zaevit që të gjykohet opozita se i lëshon këto dhe bombat e audiove private derisa mllefi të kthehet ndaj Zaevit dhe prokurorisë speciale. Tre qendra të fuqishme i kanë pasur dhe i kanë këto audio materiale, Zaevi dhe prokuroria speciale deria të njejtat materiale dhe shumë të tjera i ka dhe VMRO. Është shumë e vështirë të vërtetohet se kush i lëshon, e keqja është se bien poshtë dhe lëshojnë bisedat private që nuk duhet të publikohen, më së miri është që të ketë dënime ligjore për ato që i publikojnë dhe prokuroria speciale të meret më shumë me këto raste. Në anën tjetër pak e rëndësishme është që e kanë thirur Zvërlevskin pasiqë nga ai kanë dal shumë audio xhirime kundër opozitës dhe po të duhej ai është dashur të vetpaditet. Sulmet e ulta shumë poshtë për shpëtim të asaj që vështirë mund të shpëtohet, a vetëm mund të përkeqësojë akoma situatën në të cilën gjindemi”, thekson më tej për Zhurnal, Chkatroski.

Ndryshe, dje edhe në preskonferencën e Prokurorisë Speciale njoftuan se për rastin në fjalë kanë nisur procedurë parahetimore, ndërkaq shtojnë se kjo vepër penale dënohet me ligj, edhe atë prej 1 deri në 5 vjet burg, njofton Zhurnal.mk.