Partite te gjitha

Shumica e lexuesve të gazetës Lajm vlerësojnë se Bashkimi Demokratik për Integrim i z. Ali Ahmeti mban fajin kryesor për tradhtinë që iu bë votuesve shqiptarë, duke i vendosur në listën e votuesve të kontestuar.

Këtë e tregojnë rezultatet e anketës së realizuar në ueb faqen e gazetës Lajm, ku 493 votues (74%) vlerësojnë se fajin për këtë e ka BDI.

Pas BDI-së, 17% vlerësojnë se faji u takon katër partive (BDI, PDSH, VMRO-DPMNE, LSDM), ndërsa 4% mendojnë se faji i takon VMRO-DPMNE-së, 3% PDSH-së dhe 2% LSDM-së. Anketa vazhdon edhe më tutje në ueb faqen e gazetës Lajm.

anketa Lajm