Kosova tashmë është pranuar anëtare me të drejta të plota në shtëpinë më të madhe të futbollit europian, UEFA.

Ndërkaq reagime të shumta kanë filluar të vërshojnë rrjetet sociale, nga të gjithë ata që me padurim prisnin momentin historik.

E njëra ndër ta është edhe Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku e cila ka shfaqur reagimin e saj tejet emocionues me rastin e pranimit të Kosovës në UEFA.

Ajo në rrjetin social Facebook, ka publikuar një fotografi në të cilën i hodhi edhe mbishkrimin ku sipas saj pranimi i Kosovës në UEFA është diçka fantastike

Çitaku në statusin e saj në Facebook, tha:

‘’Fadil Vokrri. Golin me te bukur e dhe sot. Kosoves e te rinjeve tane ua hape deren në UEFA! Faleminderit nga zemra’