Presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë (FSS), Tomislav Karadzic ka uruar Kosovën pas anëtarësimit në UEFA.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, (FFK), Fadil Vokrri ka bërë të ditur se homologu i tij nga Federata e Futbollit të Serbisë (FSS), Tomislav Karadzic e ka uruar Kosovën pas anëtarësimit në UEFA.

Edhe pse fuqishëm e kundërshtoi pranimin e saj para Kongresit të UEFA-së, pas vendimit final, ai e uroi Vokrrin dhe Kosovën.

 Kosova mori 28 vota pro, aq sa iu nevojitën për t’u anëtarësuar në Federatën Evropiane të Futbollit.