Apelojmë deri te nikoqirët dhe organizatorët e ahengjeve familjare të bëjnë ndrrimin e revoleve dhe plumbave me mënyra ligjore, siç janë fishekzjarret edhe atë të drejtuara nga personeli i kualifikuar. Të shtënat festive janë të ndaluara me ligj dhe janë pjesë e traditave që u takojnë shekujve të kaluara kur njerëzit nuk kanë pasur telefona dhe mjete tjera komunikimi. Kjo është primitive, e rrezikshme dhe joligjore”, thuhet në kumtesën e Civilit.

Civili vazhdimisht e alarmon opinionin dhe institucionet për tema lidhur me kontrollin e armëve në 17 vitet e fundit dhe zbaton fushatë për forcimin e vetëdijes publike për tekalimin e kultit ndaj armëve dhe dhunës në vend.

Civili pretendon se është koha e fundit që të gjitha palët e prekura në domenin e shoqërisë, institucioneve dhe qeverisë, të ndërmarrin hapa serioze për tejkalimin e kultit ndaj armëve dhe problemeve tjera lidhur me armët. Kontrolli i armëve nuk është vetëm detyrë e policisë, por është edhe pjesë e masave afatgjate për trajtimin me kultin ndaj armëve.

Për çdo vit, Civili del me një varg rekomandimesh për kontrollin e armëve. Qeveria e Gruevskit ishte e shurdhër ndaj rekomandimeve të Civilit gjatë viteve të kaluara, dhe i ndërpreu projektet për parandalimin dhe reformat në polici, një pjesë nga të cilat ishin të kushtuara këtyre temave. Shpresojmë se Qeveria e re do të jetë e hapur ndaj ekspertizave dhe rekomandimeve të Civilit.