Pas takimit të liderëve politik shqiptar të organizuar nga Aleanca për Shqiptarët dhe njëri nga krerët kryesor të saj, Ziadin Sela ka plasur debate në rrjetet sociale dhe nëpër mediat maqedonase.

Reagimi i ashpër  tyre vjen si pasojë e konferencës për media menjëherë pas takimit, ku gazetarëve iu drejtua Ziadin Sela. Sela fillimisht foli në Gjuhën Shqipe dhe në kohën që mediat maqedonase prisnin deklaratë në maqedonisht, Ziadin Sela iu tha se duhet të prisnin të përfundojë me pyetjet e gazetarëve shqiptar në Gjuhën Shqipe dhe mandej do iu drejtohej edhe atyre.

Kaq mjaftoi që ato menjëherë të reagojnë duke shkaktuar edhe zhurmë gjatë dhënies së deklaratës.

Edhe pas përfundimit të konferencës për media, gazetarët maqedonas të nervozuar lëshuan vendin e ngjarjes dhe tërë mllefin ne tyre e kanë shfaqur në tekstet që përshkruanin ngjarjen në fjalë.

“Ziadin Sela u soll shumë arrogant dhe jo serioz, fliste shqip pa përkthyes para gazetarëve maqedonas. Gazetarët maqedonas janë të revoltuar dhe të shokuar nga kjo”- shkruan portal Maktel në gjuhën maqedonase. “Çfarë dëshiron të bëjë ky njeri. A mos i duket vetja se është në Shqipëri. Dhashtë Zoti që Zaevi mos ja pranojë ligjin për gjuhën shqipe”-shkruan një komentues në rrjetin social facebook./Fol.mk

https://youtu.be/Zijn_cix_QU?t=535

 

©fol.mk