Televizioni nderkombëtar CNN është duke llogaritur rezultatin e Exit Pollit deri në këto çaste. Nga të dhënat e deritanishme po kryeson demokratja, Hillary Clinton.

Clinton ka grumbulluar 68 vota elektorale, duke dalë para rivalit të saj republikan Donald Trump, i cili ka marrë 48 vota elektorale.

Pak më parë, Trump po kryesonte garën. Megjithatë, për t’u shpallur President i SHBA-ve duhen gjithsej 270 vota elektorale.