Shkruan; Dr. Bekim Tateshi

Pa hyrë në detaje se kush janë ministrat e ri, më brengos fakti se edhe më shumë e ulëm “çmimin” dhe kriteriumin për të zgjedhur dikënd në poste të larta dhe me shumë përgjegjësi. Në anën tjetër kjo lëvizje është suicidale, e pakumptimtë dhe sipërfaqësore. Por, nuk mund të jetë naive dhe e paplanifikuar mirë. Kur gjithë menduam se partia shqiptare qeveritare do të kthjellet dhe do të respektojë dëshirën e pjesës më të madhe të anëtarsisë dhe popullatës shqiptare në Maqedoni, vazhdohet me avazin e vjetër, e kësaj rradhe me lojtarë U18 që nuk do mund te përballojnë këtë kaos të organizuar edhe sikur të duan. Nëse qëllimi i këtij hapi është amnestimi, e kotë është duke marrë parasysh disponimin e Bashkësisë Ndërkombëtare dhe monitorimin që e zbaton. Nëse është qëllimi rifreskimi i kuadrit, është tajmingu më i keq i mundur. Nëse është qëllimi për ngritje të rejtingut, ju siguroj se ka kontraefekt dhe është demoralizues. Ju e dini më mirë se çka bëni dhe si veproni, por votuesit tuaj në veçanti dhe shqiptarët, që deklaroni se i përfaqësoni, nuk kanë merituar këtë nënçmim, degradim dhe mosmirënjohje. Poashtu është evidente se janë shenja të kaheksionit dhe të dezorientimit në kohë dhe hapsirë e këtu nuk mbeten shumë solucione. Terapia është të pastrohen listat dhe të organizohen zgjedhje kredibile ku shqiptarët e vetëdijësuar do të denojnë këtë nënçmim, degradim dhe mosmirënjohje. Mbesim me shpresë se çokollata u sigurua në sasi të konsiderueshme që mos shkaktohen dridhje tetktonike në këtë shtet të tektonisur që ndodhet buzë greminës.

©fol.mk