I menjëhershë dhe i shpejtë ka qenë reagimi i analistit dhe diplomatit Arsim Zekolli, lidhur me shpalosjen e emrave të kandidatëve për ministra të rinj nga ana e BDIsë, pas tërheqjes së ministrave të deritanishëm në qeverinë Gruevski. Gazeta “Lajm” përcjellë reagimin e zotit Zekolli në profilin tij të facebook:

“Fytyrat e reja politike në opozitën shqiptare në Shkup, e kanë detyruar kreun e BDI-së Ali Ahmetin që të delegojë pionë të rinj në kabinete, me një detyrë të vetme: “Ushqejë pulat dhe mos i prekë”.