Philippe Coutinho është i vendosur të largohet nga klubi në fillim të vitit 2018.
Philippe Coutinho dëshiron të transferohet te Barcelona.Ylli i Liverpoolit është i vendosur të largohet nga klubi në fillim të vitit 2018.

“Mundo Deportivo” raporton se braziliani ende dëshiron të nënshkruajë me klubin nga Camp Nou, përcjell “lajmi.net”.Coutinho paraqiti kërkesë për largim nga “Reds” gjatë afatit kalimtar të verës.Por, Barcelona në fund nuk shprehu gatishmëri të paguajë çmimin e kërkuar nga klubi anglez.