Një lajm aspak i mirë ka qarkulluar mbrëmë për disa orë se kinse këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu ka ndërruar jetë, si pasojë e një aksidenti trafiku.

Lajmi për vdekjen e tij ka shqetësuar shumë familjarët. E një ditë pas kësaj këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu e ka komentuar këtë ngjarje për Express duke thënë se ai është shëndosh e mirë por që i vjen keq prej vajzave të tij të cilat nuk jetojnë në Kosovë dhe në ato momente janë tronditur nga ky lajm.

“Unë së pari nuk po e di se kush e ka bërë këtë lajm, po shyqyr Zotit unë jam shëndosh e mirë, rahat. Zoti ma ka dhënë shëndetin dhe pa vendos ai unë nuk vdes as nuk bëj aksident as asgjë. Pak po më vjen keq prej vajzave të mia se Bulza është në Amerikë, Adelina në Londër dhe bota femërore janë të ndjeshme e ato në atë moment e sidomos Bulza që është në Amerikë aq larg, se ka qenë në punë është ‘çmend’ për ato dhjetë minuta derisa i kam marr unë në telefon”, deklaroi Sabriu.

Ai më tej tregoi se edhe reja e tij Ariana ka reaguar shumë keq.

“Ariana ka reagua shumë keq, është prek në shpirt, tha baba a je mirë”, tha Sabriu.

Ndërkohë, mbrëmë Ariana ka shkruar një postim ku është shprehur e tmerruar me këtë lajm dhe kishte informuar fansat se vjehrri i saj është shumë mirë.