Elvana Gjata thuajse kishte humbur tërësisht nga aktiviteti i saj muzikor, por mesa duket ajo synon të arrijë majat në showbiz-in ndërkombëtar.

Në një foto ajo shihet e buzëqeshur nën shoqërinë e Justin Bieber dhe producentit të saj Poo Bear, por ende nuk dihet nëse është thjesht një takim i rastësishëm mes këngëtarësh ose një bashkëpunim mes tyre.

Kujtojmë se Elvana mori pjesë në aktivitetin “Grammy Award” dhe ndoshta do të futet në tregun botëror si shumë këngëtare të tjera shqipëtare, ndër to Dua Lipa dhe Bebe Rexha