Daçiç: Gjendja në Ballkan ëhtë si “baruti”, mund të na hedhin në ajër

Ministri i Jashtmë i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë për agjensinë italiane të lajmeve “Ansu”, se situata në Ballkan është si “baruti” dhe mjaft delikate.

Në këtë gjendje, sipas Daçiç janë dy zgjidhje: “Ose të prekim siguresën dhe të gjithë të fluturojnë në ajër, ose të zgjidhim problemet me anë të dialogut.”

“Serbia do të zgjedhë opsionin e dytë,” ka thënë Daçiç, duke shtuar se “ne jemi fqinjë dhe shpresoj që të kemi një të ardhme të përbashkët”.