Daçiq në KS të OKB-së jep akuza të rënda për UÇK-në

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së është duke u raportuar për Kosovën.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, në raportin e tij në Këshillin e Sigurimit (KS), të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ka akuzuar ish-Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në fjalimin e tij, Daçiq ka akuzuar UÇK-në, duke thënë se ka qenë vet UÇK-ja e cila ka vrarë e ka arrestuar shqiptarë dhe joshqiptarë.

Madje ai ka thënë se për këtë kanë fakte dhe dëshmi të familjarëve të cilët kanë folur për siç tha ai, krime që janë kryer gjatë vitit 1998-1999 nga UÇK-ja

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së është duke u raportuar për Kosovën.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, në raportin e tij në Këshillin e Sigurimit (KS), të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ka akuzuar ish-Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në fjalimin e tij, Daçiq ka akuzuar UÇK-në, duke thënë se ka qenë vet UÇK-ja e cila ka vrarë e ka arrestuar shqiptarë dhe joshqiptarë.

Madje ai ka thënë se për këtë kanë fakte dhe dëshmi të familjarëve të cilët kanë folur për siç tha ai, krime që janë kryer gjatë vitit 1998-1999 nga UÇK-ja.

“Le të jetë e dëshmi për të gjithë se mbi 2 mijë serbë dhe shumë shqiptarë që janë të pagjetura janë krime të cilat kanë ndodhur pas qershorit të vitit ‘99 dhe këto janë krime të cilat duan të fshihen nga krimet e UÇK-së…. 1250 shqiptarë janë vrarë nga vet UÇK-ja gjatë vitti 98-99 dhe dëshmitë e tyre janë dhënë nga  familjarët dhe ne i kemi deklaratat e tyre. Dhe Prishtina nuk ka bahskëpunuar dhe nuk i ka denoncuar këto raste….. prishtina nuk thothë se numri më i madh i shqiptarëve ishte i kidnapuar nga vetë UÇK-ja….”, ka deklaruar ndër të tjera Daçiq në fjalimin e tij, transmeton lajmi.net.

Në këtë fjalim të të tij Daçiq foli edhe për Statutin e “Trepçës”, duke thënë se ky vendim i Kosovës dëshmoi se konfiskoi pasurinë e Serbisë. Sipas tij, Serbia akoma është duke paguar borxhet për “Trepçën”.

Tutje Daçiq ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se arsyeja e ndërprerjes është vendosja e taksës për mallrat e Serbisë.

Ai përsëri akuzoi Kosovën për pezullimin e këtij dialogu pasi që sipas tij, Serbia dëshiron që të krijoj paqe dhe stabilitet në rajon.

SHPËRNDAJE