Deri kur shqiptarët do të mbeten satelit të politikës sllave???
Po detyrohem tju tregoj një proverb !!!

Në kohën e turqisë, kishin dalë për gjah pronari dhe rrogtari.
Merren vesh se çka do që të vrasin, gjahun do ta dajnë bashkarisht.

Gjatë gjuetis kishin vrarë një lepur dhe një pellumb.
Kur u kthyen u ulën të ndajn gjahun dhe rrogtari i thotë pronarit:

Ti je më i ditur, më i ngritur dhe ty të takon ta ndajsh gjahun.

Pronari filloi:

Nese e doni lepurin, ja ku e ke pëllumbin.
E nëse e don pëllumbin, atëher ja merre pëllumbin.
Dhe kështu rrogtari i shkretë mbeti vetëm një pëllumb i ndëgjueshëm në dorë të pronarit.

Të mjerë ata shqiptarë që për pronar të tyre kanë zgjedhur palën maqedone.

Ju lumtë atyre puthadorve dhe karieristëve politikë që dijnë shumë mirë dhe me kohë të pozicionohen rreth kulaçit.

VMRO DPMNE po e kërkon Abdylhadiun e PPD-së që t’i kthehet pronarit lojal, LSDM-ja po kërkon pëllumbat e partisë që përmes tyre te ndikojn tek rinia multi kulti dhe sharena revolucija per me ardhe LSDM-ja ne pushtet.

Askush nga subjektet politike shqiptare nuk ndermarin masat e duhura per ndryshimin e konceptit të shtetit.

Sepse një angazhim i këtille imponon bashkimin e forcave politike shqiptare drejt unifikimit të qëllimit me karakter kombëtar.

Si mund të kërkohet avantazh i proceseve kombëtare nga njerëz të cilët ndër dekada kanë kanë vepruar në disfavor të së njëjtës.

Turki kishte thënë:
Jasha hyriet – shashërdi milet