= DIBRA NË PESHORE =

Eh moj Dibër të vun n’peshore!

Të pyetën për BURRNIN, e atë ua sqarove;
Të pyetën për PUSHKËN, 9 malet ua tregove;
Të pyetën për BESËN, 12 mijë ushtarë i coptove;
Të pyetën për URTËSINË, porsi mal ushtove;
Të pyetën për TRIMNINË, në ballë e para dole;
Të pyetën për HISTORINË,atë me gjak e shkrove;
Të pyetën për HERONJ, me lot në sy i kujtove.

Të pyesin tani: Pse kështu je SOT?!
E ndarë, përbuzur, zemrat plot me lot,
Pak njerëz në shtëpi, e shumë nëpër bot’,
Që tani mes veti as që njihen dot?!

Po ju përgjigjem tani, o ju miq të nderuar:
Atë që ma bëri POLITIKA në shekullin e kaluar,
S’ma bëri as turku,as serbi, e as dreqi i mallkuar!
Por në fund do mbesin të gjithë të dështuar,
Sepse DJEMT E MI nuk kanë për tu dorëzuar,
Dhe nderin e tyre në vend kanë me e çuar!

Për këtë, tani më ata JANË VETËDIJËSUAR,
Se hilet e politikës s’kanë për të kaluar!!!