Përparim Avdili nga fshati Llojan i komunës së Likovës sot është zgjedhur deputet në kuvendin e Cyrihut.

Ai përmes një mesazhi postuar në rrjetet sociale ka falenderuar të gjithë nga zemra që e kanë mbështetur dhe i kanë dhënë përkrahje.

“Miq e dashamirë, ju falenderoj nga zemra, mund të ju konfirmoj se jam zgjedhu deputet i kuvendit të Zurichut, për momentin nuk mund t’i përgjigjem cdokujt, ndjesë. I juaji Përparimi”, ka shkruar kështu Avdili.

“1777  vota i kam fituar”, thotë Avdili për albinfo.ch, i kënaqur me rezultatin. Ai thekson me këtë rast se është shqiptari i parë që deri tash ka arritur të zgjidhet në Parlamentin e qytetit të Cyrihut.

albinfo.ch ka ndjekur në vazhdimësi veprimtarinë e Përparim Avdilit prej disa vitesh.

Avdili është me profesion punonjës banke ndërsa në politikën e Cyrihut dhe më gjerë ka bërë emër si politikan konsekuent në bindjet e tij liberale.