Kryeministri Zoran Zaev ka dalur me një deklaratë pas takimit me liderin e VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski. Pas takimit dyorësh, Zaev theksoi se tema kryesore ishte mundësia e kthimit të opozitës maqedonase në Kuvend. “Unë e kuptojë pozicionin e VMRO-DPMNE-së për të mos u kthyer në Kuvend derisa nuk kompletohen, por gjithashtu edhe pozicionimi ynë mbetet i pandryshuar-nuk kemi për qëllim që të ndikojmë në gjyqësorin dhe vendimet e gjykatës sa i përket të deputetëve të ndaluar për ngjarjet e 27 prillit”, theksoi Zaev.

Ai tha se ka afrim serioz në raport me ligjet që janë të domosdoshme për të kaluar me dy të tretat e shumicës, siç është Ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve.

“E informova Mickoskin edhe për rrjedhën e bisedimeve për emrin. Dhe këtu nuk ka ndonjë ripozicionim. Biseduam për strategjinë tonë, për qëllimet në procesin e negociatave. Por edhe këto secili kemi ngelur në pozicionet tona”, theksoi Zaev. Ai nënvizoi se ka kërkuar që të gjendet zgjidhje për mijëra amendamentet për ligjin për gjuhët, por ishte i papranueshëm edhe propozimi i Mickoskit për të formuar grup pune për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit. Sipas tij, për këtë është kompetent Gjykata Kushtetuese. Ai në fund tha se janë dakorduar për tu parë sërish.