Prokuroria Speciale , formimi i Dhomave speciale kushti themelor për të dalë nga Kriza ! Bisedimet për formimin e dhomave speciale në MPB për ti hetuar rastet e Prokurorisë Speciale ,si dhe “Dhoma speciale gjyqsore ” sipas burimeve jo zyrtare janë në fazë të avansimit , dhe ky është kushti kryesor për të dalur nga kriza . Dhoma speciale gjyqësore mund të formohet sipas shembullit të dhomës për krim të organizuar e cila tani më egziston , vetëm duhet të bëhen ndryshime në Ligjin për gjykata me çka do të parshihet dhomë e re speciale . Akoma nuk janë mbyllur çështjet rreth asaj se kush do ti zgjedhë , apo kush do ti ndërroj gjykatësit , kush do të udhëheq me Dhomën , si ai do të zgjidhet , si do të sigurohet autonomia e asaj dhome etj Formimi i dhomës speciale në kuadër të MPB do të funskiononte njejtë sikur ajo e krimit të organizuar e cila tani më egziston. Bashkëpunimi mes PS dhe MPB funskionon përmes sektoreve të ministrisë , ndërsa kur do të formohej dhoma speciale do të funskiononte përmes saj . Ka ngelur në kuadër të bisedimeve që janë duke u zhvilluar në mes tē partive politike të dakordohen se cila do të jetë mënyra e funksionimit të këtyre dy dhomave speciale ashtu siç u dakorduan për formimin e Prokurorisë Speciale . Bisedimet për formimin e dhomave speciale i kanë udhëhequr ndërmjetësuesit e huaj me VMRO , ndërsa në LSDM janë të befasuar nga gjithë ajo që janë dakorduar . Ndihmësja sekretare e shtetit Viktoria Nuland pas vizitës së djeshme tha se qëllimi i dytë për të cilin ka ardhur në Maqedoni është forcimi i së drejtës dhe i qeverisjes të së drejtës , për deri sa punën e PS e vlerësojë si shumë të rëndësishme .

©fol.mk