Qendra për Shëndet Publik (QSHP) në Tetovë është njëra nga dhjetë qendrat regjionale dhe me shërbimet e saj mbulon Tetovën dhe Gostivarin me 320.000 banorë, ku  90% janë shqiptarë. Detyra e këtij institucioni është të kujdeset për shëndetin e popullatës, duke parandaluar sëmundjet dhe duke promovuar shëndetin përmes ngritjes të vetëdijes si dhe kujdesin për ajër të pastër (!!!) dhe për kualitetin e  ujit të pijshëm (!!!). Ky institucion jo vetëm që nuk kryen detyrën primare për të cilën është formuar, por me dinakëri të pazëshëm bën diskriminim të vrazhdë nacional në përfaqësimin e bashkësive që jetojnë në këtë regjion duke aluduar që primare të jetë profesionalizmi ndaj cdo atributi tjetër. 
  Nga burime të sigurta u informuam se Qendra për Shëndet Publik (QSHP) në Tetovë përbëhet nga:
1. Reparti i higjienës në Tetovë ku ka 14 të punësuar, prej tyre vetëm 2 shqiptarë, ndërsa në Gostivar nga 7 asnjë shqiptar.
2. Reparti i epidemiologjisë: në Tetovë nga 8, shqiptarë janë 3, ndërsa në Gostivar nga 11 të punësuar vetëm një është shqiptarë.
3. Reparti i Mikrobiologjisë: në Tetovë nga 13 të punësuar 2 janë shqiptarë, ndërsa në Gostivar nga 9, asnjë shqiptar.
4. Reparti i Mjekësisë Sociale: 3 të punësuar në Tetovë dhe 2 në Gostivar, e për çudi, asnjë shqiptar.
5. Administrata :  7 punëtorë, prej të cilëve 2 janë shqiptarë.
Gjthsejt: 67 të punësuar, prej të cilëve 57 ose 85,07% janë maqedon, 7 ose 10.45% janë shqiptar, 2 turq ose 2.99% dhe 1rom ose 1.49%. Vlen të theksohet se nëpërmjet listës për trasferim, në datën 01.09.2016 pritet të realizohen edhe dy punësime të nacionalitetit maqedon. Që të jetë absurdi edhe më i madh, në këto institucione shëndetësore që nga viti i largët i 2006 nuk është punësuar asnjë shqiptar.
QSHP në Tetovë disponon me buxhet prej afër 48.000.000 den. ku 53% sigurohen nga Fondi i Shëndetësisë ndërsa pjesa tjetër (47%) mbulohet nga mjete që i paguajnë kryesisht firmat me pronarë shqiptar, siq janë qumështoret, restorantet, menzat, ëmbëltoret, pastaj edhe haxhilerët dhe punëtorë që punojnë jashtë shtetit.
Nëse e hapni web faqen e QSHP-së do të vërtetoheni se diskriminimi është evident. Drejtori Vladimir Nikollovski përdor gjuhën maqedone dhe angleze duke harruar i ngrati ku dhe me kënd jeton.
Qe edhe një dëshmi për politikë shoviniste të partive qeveritare maqedonase dhe mosaftësia e politikëbërësve shqiptarë në shëndetësi të pozitës dhe opozitës. Ky fenomen duhet ndaluar urgjentisht që me automatizëm do të ndalonte edhe emigrimin e profesionistëve shqiptarë në shëndetësi.
 
DEPARTAMENTI I SHËNDETSISË
LR-PDSH