Këngëtari Ramadan Krasniqi – Dani ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Lemza” ku ka rrëfyer ngjarje nga jeta dhe karriera e tij. 

Dani tregoi shumë detaje nga fëmijëria e tij, gjersa nuk la pa përmendur as eksperiencat e këqija.

 

Në një prej momenteve Dani tegoi një ngjarje e cila i kishte ndodhur në aeroplan, ku ai bashkë me udhëtarët ishin përfshirë nga turbulencat dhe zemra e tij kishte filluar të rrahë fort.

Ky rrëfim i rikujtoi atij momentin kur kishte marrë dy shuplaka nga Gjelaili gjatë këtij ushtimi për në Stamboll, ku edhe kishte ngrirë nga frika komplet. /Telegrafi/