Drejtoria e të Ardhura Publike ka kërkuar një ditë më parë të dhëna të detajuara për llogaritë dhe gjendjen financiare për zëdhënësin e Lidhjes Social-demokrate të Maqedonisë, PetreShilegov.

Gjithashtu, pjesë e kërkesës së DAP ka qenë edhe kontrollimi i gjendjes financiare të të gjithë antarëve të familjes së tij.

Ndërkohë, sot bëhet me dije se nga DAP-i po hetojnë, ndaj dhe nuk mund të japin asnjë informacion shtesë.

Kujtojmë se dje, Drejtoria e të ardhurave Publike në Maqedoni ka kërkuar informacione të detajuara për gjendjen financiare ku përfshihen këtu hyrjet dhe daljet në denarë dhe deviza që nga 1 janari i vitit 2012 për ish zëvendës kryeministrin Zoran Stavreskin dhe Petre Shilegov së bashku me familjet e tyre.

Kërkesa i është dretjuar të gjitha bankave të vendit që prej datës 18 prill të këtij viti.

Ende nuk ka asnjë informacion për informacionet e detajuara të kumbarit të martesës së Nikolla Gruevskit.