Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka thënë se pa një dekriminalizim të Policisë së Kosovës, nuk luftohet krimi i organizuar në këtë vend.

Ai në emisionin Rubikon të KTV-së ka thëksuar se “Emin Beqiri dhe Nazmi Salihi, dy nga drejtuesit e Policisë së Krimeve Ekonomike janë kokat e krimit në Kosovë:

 

Sipas tij, këta dy i përgjigjen direkt Adem Grabovcit dhe Elmi Reçicës

Molliqaj ka theksuar se pos Emin Beqirit, edhe drejtori i Policisë, Shpend Maxhuni dhe disa drejtues tjerë të këtij institucioni nuk kanë arritur që ta kalojnë testin e pastërtisë nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës.

Ai ka theksuar se Maxhuni emërohet drejtor i Policisë së Kosovës pa konkurs, vetëm pak ditë pas arrestohen zyrtarët e VV-së./Blic