Këtë e deklaroi Kryetari i LR-PDSH-së Ziadin Sela në emsionin “Rruga drejt…” në Alsat-M, duke paralajmëruar se asnjë politikan nuk do ti shpëtojë drejtësisë.

“Në zgjedhjet e 11 Djetorit shtrohet pyetja sa do te jenë demokratike dhe te besueshme në krahasim me zgjedhjet që u mbajën ne Prill të vitit 2014. Këtu asgjë nuk ndryshon. Ne do të shkojmë në zgjedhje më 11 Dhjetor me të njejtat kushte dhe principe që ishim në zgjedhjet e vitit 2014, votuesit fiktiv përsëri ngelën fiktiv, Në qoftë se problematizimi kryesor që opozita maqedonase e pariqiti ishte vjedhja e zgjedhjeve nëpërmjet votuesve fitkiv, atëherë fakti që nuk paska votues fiktiv se qenkan vetëm 40.000 votues fiktiv dhe 90 % nga ato qenkan shqiptar, mua logjika më thotë se ata shqiptar ja paskanë dhënë votën Gruevskit? Jo! Me fjalë tjera nuk u zgjodh problem real dhe kryesor.  Imagjinoeni 20 ditëshi i fushatës është në kushte dimri, pra pa kushte minimale për të mbajtur fushatë parazgjedhore tubimet duhet të bëhen në ambiente të mbyllura dhe imagjinoeni në ora 16.00 dimërit errësohet, dhe në këtë situatë shumë liderë politikë do të veprojnë me instiktin e mbrojtjes, sepse nga këto zgjedhje do te varet fati i jetës tyre private dhe do të duhet të përgjigjen për gjithë ato gjëra që i kanë bërë, kanë shkel dhe kanë keqpërdor detyrën, dhe në këtë periudhe kur do mbahen dikush për çdo problematikë që mund të ndodhe, duhet të mbajë përgjegjësi dhe askush nuk garanton për zgedhje të drejta dhe demokratike nga zgjedhjet që kanë ndodh deri tani. Pavarësisht kushteve, ne përsëri jemi të gatshëm dhe do hymë zgjedhje pasi nuk do rimë të ju duartrokasim ato që keqpërdorin votën dhe ne mendojmë se do ti fitojmë ato, edhe pse i themi gjërat hapur se kushte normale nuk ka për mbajtjen e zgjedhjeve në dhjetor.

Imagjinoeni çfarë ndryshoj të KQZ-ja? A ka ndonjë përfaqësues të partive jashtparlementare? Ç’farë ndryshoj te komisioni Ad-hock? A ka ndonjë përfaqësues të partive jashtparlementare? Asnjë! Ne i kemi patur propozimet tona të cilat nuk janë marrë parasyshë. Ne propozuam që opozita shqiptare dhe maqedonase jashtparlamentare të kenë nga një përfaqësues në KQZ dhe kjo aspak nuk u morr parasysh. Ky propozim i yni a do ti bëntë zgjedhjet më të pranueshme dhe më demokratike? Po? Atëherë pse nuk u pranua? Unë po shoh se kriza politike e cila nisi në ëmër të lirisë dhe demokracisë së qytetarëve, në emër të drejtës për të zgjedhur, kjo e gjitha po shëndrohet në një krizë që është vetëm në ndrimin e një pushteti dhe asgjë tjetër”, ka deklaruar Sela.

Në pyetjen se a e keni pjesë të programit tuaj politik federalizimin e Maqedonisë z.Sela u përgjigj: Ne në platformën tonë politike kemi Shtet binacional që nënkupton babarësi në mes shqiptarëve dhe maqedonasve dhe respektimin e të drejtave të të gjithë pakicave tjera, që nënkupton gjuhë zyrtare të barabartë me maqedonishten në të gjitha nivelet dhe në të gjithë shtetin. Kemi ndarje të buxhetit me prerje lokale dhe decentalizim real të pushtetit lokal. Jo kështu siç është. Ne duam peshën më të madhe të buxhetit tja japim pushtetit lokal që mos të prodhohen të nesërmen kështu kryeministra që kemi edhe sot i cili ti mer tatimet dhe nuk ti kthen në formë investimesh. Sa i përket federalizmit, shtrohet pyetja a nuk është federative Maqedonia në raport me maqedonasit? Edhe në përmbytje ka dallim. Unë kam qenë dëshmitar në Hasan Beg, që nuk ishte aspak ndihma për zonat shqiptare, për dallim nga Stajkovci i cili ishte plot ndihma nga shteti. Këtë e kemi edhe te komunat. Nëse krahasojmë Komunat shqiptare që kanë 0 % buxhet për kulturë, dhe ato maqedonase që kanë miliona euro, shtrohet pyetja kjo a nuk është federalizim? Realisht këtu federalizmin e bëjnë dhe e imponojnë maqedonasit.Dhe ne duhet t’ju themi “Bujrum”.