Gjatë fjalimit të mbajtur nga presidenti i SHBA-ve Donald Trump në selinë e OKB-së, bie në sy një detaj i veçantë, njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA në Nju Jork.

Flamuri kuqezi shqiptar qëndron në sfond pas presidentit amerikan, pranë flamurit të SHBA-ve, që në krah ka edhe flamurin e Kombeve të Bashkuara.
Ndoshta ky detaj është thjesht një rastësi, por vlen për t’u theksuar fakti që Shqipëria është një shtet mik për Uashingtonin dhe një ndër vendet më pro-amerikane në botë.
Shqipëria është anëtare e OKB-së që prej 14 dhjetorit të vitit 1955, kur u anëtarësua në këtë organizëm duke u bërë vendi i 76-të i organizatës. (INA)