Nëse është për t’u besuar shkencëtarëve nga Universiteti Concordia në Montreal, dashuria ‘jeton’ në pjesën e trurit, në të cilën pjesë jetojnë edhe ‘nxitësit’ për alkool, bixhoz dhe narkotikë.

Shkencëtarët kanë vërtetuar se dashuria fshihet në tru, e jo në zemër, ashtu siç mendojnë shumica e njerëzve.
U tha se këto impulse janë të vendosura në pjesën e njëjtë të trurit, ku janë të vendosura edhe qelizat, të cilat reagojnë në veset e shënuara, duke shkaktuar varësinë.