Dasmat indiane, trendi i ri i turizmit në Antalia

Turqia përmes turizmit alternativ synon të tërheqë miliarda dollarë duke organizuar dasma indiane, raporton AA.

Në një deklaratë për AA, drejtuesi i kompanisë Inventum Mice, Bünyat Özpak, thotë se deri më tani ai ka patur grupe nga India, Europa, dhe SHBA-ja.

Duke vënë në dukje se në krye të vendeve më shumë të preferuara për organizimin e dasmave indiane është Tajlanda, Özpak në vijim shton se infrastruktura e Turqisë është më e mirë se ajo e Tajlandës dhe se problemi i vetëm për Turqinë është reklama.

Ai thotë se Antalya nuk njihet mirë në Indi dhe se për njohjen e tij janë harxhuar miliarda dollarë. Ndërsa duke vënë në dukje se kanë nisur edhe kërkesat e para për dasma indiane në Antalia, Özpak në vijim shton:

“Për çdo dasmë udhëtojnë 400 deri 800 persona. Zakonisht qëndrojnë 4 net, ndërsa duke përfshirë shpenzimet e udhëtimit, qëndrimit dhe shpenzimet e tjera për organizimin e dasmës, zakonisht për një të tillë shpenzohet 1 deri në 5 milionë dollarë. Për indianët dita e dasmës është dita më e rëndësishmja nga lindja deri në vdekje. Ata jetojnë për dasmat e tyre.”