Kandidati për Tetovën i Partisë Demokratike Shqiptare, Bardhyl Dauti, aktivitetet e tija parazgjedhore i ka vazhduar sot me banorët e lagjes Drenoc të Tetovës. Para tyre ka premtuar investime në këtë lagje, duke krijuar një plan të ri urbanistik dhe duke përmirësuar kushtet në infrastrukturë e me theks të veçantë, hapja e vende të reja të punës për këta banorë. Dauti në fjalimin e tij para të pranishmëve, ka premtuar po ashtu edhe rregullimin e pjesës tek stadiumi i qytetit dhe kompleksin sportiv.

Ne gjatë mandatit tonë, do ta bëjmë këtë plan detal urbanistik dhe kjo do tw ndikojë pozitivisht në zhvillimin e ekonomisë së mesme, zhvillimin e ekonomisë së vogël, dhe, keni parasysh gjithashtu që ka ekzistuar një projekt nga ana e UEFA-s, i cili projekt mundëson që komunat të zhvillojnë qendra sportive dhe nga ky projekt kanë përfituar disa komuna, ndërsa komuna e Tetovës nuk ka përfituar. Puna e parë që do bëjmë është një plan i ri detal urbanistik ku do mundësohet edhe ndërtimi i kompleksit sportiv nga i cili përveç sportistëve, do përfitojnë edhe bizneset e vogla dhe të mesme dhe do rritet edhe standardi- deklaroi Bardhyl Dauti, PDSH.