Diaspora e Bashkuar Maqedonase (DBM) kërkon dorëheqjen e ndërmjetësuesit të OKB-së për çështjen e emrit, Matthew Nimetz.

Shkak për këtë kërkesë është sekretaresha e tij, që sipas DBM-së është me prejardhje greke, si edhe donacione të pranuara nga lobistë grek.

DBM-ja konsideron se OKB-ja dhe Nimetz janë duke tentuar ta shkelin Ujdinë e përkoheshme të vitit 1995, dhe se nuk e respektojnë Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, ku përfshihet parimi i vetëvendosjes.

Njiherit, thirrje i bëjnë edhe Qeverisë së Maqedonisë që t’u jep fund bisedimeve. /Telegrafi/