Gianni De Biasi ka thënë se sfida ndaj Luksemburgut është testi i fundit për ta përcaktuar listën e 23 lojtarëve pjesëmarrës në Evropian me Shqipërinë.

Futbollistët të cilët akoma se kanë bindur Gianni De Biasin se e meritojnë një vend në Kombëtaren Shqiptare për Kampionatin Evropian, do ta kenë vetëm edhe një mundësi për ta bërë këtë.

Tekniku Italian ka deklaruar se miqësorja me Luksemburgun është testi i fundit për të përcaktuar 23 lojtarët për EURO 2016.

“Ndeshja me Luksemburgun është testi i fundit për të përcaktuar 23 lojtarët që do të marrë me vete në Evropian, ndaj dhe do të shikojë në veprim edhe futbollistë të tjerë”, tha De Biasi

“Por duhet të kemi kujdes e të luajmë mirë këtë ndeshje, pasi mos të harrojmë që Luksemburgu ka mundur edhe Greqinë. Nëse luajmë si në pjesën e dytë ndaj Austrisë me siguri se do t’i vendosim në vështirësi”, shtoi trajneri i kuqezinjve.