Gianni De Biasi, trajneri i Kombëtares shqiptare, është zgjedhur në mesin e 10 trajnerëve më të mirë në botë nga IFFHS

IFFHS-së (Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit) e ka zgjedhur Gianni De Biasin në mesin e 10 trajnerëve më të mirë  në botë për vitin që e lamë pas.

Kjo nuk kishte ndodhur asnjëherë dhe merret me mend se ndodh për shkak të suksesit të madh të Kombëtares së Shqipërisë, e kualifikuar për në Franca 2016.

IFFHS, në komunikatën e saj zyrtare, thekson se: “50 ekspertë të historisë së futbollit i kanë dhënë pa mëdyshje vendin e parë trajnerit të Kilit, Jorge Sampaoli – fitues i Kupës Amerika 2015, i cili fitoi 136 pikë të votimit, duke lënë mbrapa trajnerin e Gjermanisë, Joachim Low dhe atë të Anglisë, Roy Hogdso”.

“Ndërkaq, trajneri zviceran Marcedl Koller ka arritur të renditet i 4-ti për nivelin e shkëlqyeshëm të Austrisë, por nuk mund të zvogëlohen emrat e trajnerëve Michael O’Neill i Irlandës së Veriut, Giovanni De Biasi i Shqipërisë, Lars Lagerback i Islandës dhe Chris Coleman, të cilët me meritë fitojnë në dhjetëshen më të mirë”.

Në përfundim të votimit të referendumit, renditja zyrtare e IFFHSsë dhe pikët e votimit të dhjetëshes së botës të trajnerëve më të mirë të ekipeve kombëtare është kjo:

de biazi

 

1. Jorge SAMPAOLI / Kili 136

2. Joachim LOW / Gjermania 57

3. Roy HOGDSON / Anglia 46

4. Marcel KOLLER / Austria 29

5. Michael O’NEILL / Ir. e Veriut 25

6. Giovanni DE BIASI / Shqipëria 23

7. Lars LAGERBACK / Islandë 22

8. Vicente DEL BOSQUE / Spanjë 18

8. Chris COLEMAN / Uells 18

10. Gerardo MARTINO / Argjentina 14