Gianni De Biasi ka deklaruar se diferenca mes ekipit kombëtar të Shqipërisë dhe atij të Spanjës është shumë e madhe.

Trajneri italian në konferencë për shtyp e ka vlerësuar lartë Spanjën, por nuk heziton të thotë se Shqipëria do të provojë shanset e saja, pasi futbolli është sport i befasive.

Nuk e di sa shanse ka që Shqipëria të fitojë ndaj Spanjës, pasi diferencat janë mjaft të mëdha. Jemi një skuadër që u kualifikua në Europian për herë të parë dhe u eliminuam në mënyrë të pafat prej fazës së grupeve. Por, në futboll, kurrë mos thuaj kurrë”, ka deklaruar De Biasi

Ne do të provojmë shanset tona, duke luajtur në mënyrë inteligjente dhe të kundërsulmojmë. Nuk besoj se dikush mund të thotë që Spanja do të fitojë me siguri: edhe dy vjet më parë në Portugali nuk na jepnin shanse, megjithatë atje fituam ne. Ky është futbolli.”